Flash News

KRYESORE

Beteja politike e Tiranës zhvendoset në Berlin: Meta, Basha, Balla dhe Lleshaj përballë ‘misionit të pamundur’

Beteja politike e Tiranës zhvendoset në Berlin: Meta, Basha, Balla dhe

Beteja politike e Tiranës për disa ditë do të ‘zhvendoset' në Gjermani. Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta, ai i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe dy ministrat e qeverisë, Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, janë stacionuar në Berlin për të zhvilluar takime me zyrtarë të ndryshëm.

Meta dhe Basha pritet të zhvillojnë disa takime jo-zyrtare, ku do të diskutohet për situatën në vend dhe kapërcimin e krizës, për të cilën Gjermania është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë, por edhe per te lobuar per hapjen e negociatave.

Ndërsa agjenda e përfaqësuesve të mazhorancës nuk është bërë e ditur dhe nuk dihet se kë do të takojnë dhe me çfarë qëllimesh.

Berlini është shprehur i dyzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ministrit gjerman për Europën, Michael Roth i SPD-së insiston që Shqipërisë t’i çelen negociatat në qershor, ashtu sikurse iu premtua një vit më parë, ndërsa zëvendës-kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johan David Waderphul ka deklaruar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave të qershorit të vitit të shkuar.

Të fundit