All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Beteja Rama-Top Channel, Petrit Vasili: Qëllimi është të shfokusojë vëmendjen nga krimi

Beteja Rama-Top Channel, Petrit Vasili: Qëllimi është të
All - Paragraf - 1

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për debatin e krijuar së fundmi mes Edi Ramës dhe disa medieve në vend, ku veçohet përplasja e fundit me Top Channel.

All - Paragraf - 3

Vasili e konsideron debatin për median shfokusim të qëllimshëm të Edi Ramës për drogën dhe krimin.

“Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen”, shprehet Vasili duke paralajmëruar se në Shqipëri do të ketë media të ndershme që do të denoncojnë krimin në pushtet.

Reagimi:

Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit.

Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë...Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “Neë York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik.

Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet.

Vijon përplasja, Top Channel i përgjigjet Ramës: Po shigjetohet televizioni më i besueshëm në vend

Të fundit