Flash News

KRYESORE

Beteja me tigrin për jetë a vdekje, rusja tregon se si mbijetoi

Një punonjëse e kopshtit zoologjik e cila u sulmua nga një tigër ka folur për herë të parë për betejën e saj me vdekjen me kafshën e tmerrshme.

Mamaja e tre fëmijëve Nadezhda Srivastava rrefeu ato çaste tragjike.

"Pashë menjëherë tigrin që po më qëndronte vetëm gjysëm metri larg”, tha ajo.

"U afrua shumë qetësisht, nuk e prisja këtë dhe nuk kisha kohë për të reaguar, kështu që hoqa dorë nga ikja me vrap. Fillimisht u përpoqa t’i flisja duke i thënë “ik tutje” ose “më lër të shkoj”.

"Shpresova se ai do të tërhiqej. Më dukej si një ëndërr dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Taifuni më rrëzoi përdhe. Nuk po hungërinte, nuk ishte i egërsuar, ai vetëm më kafshoi, më nguli dhëmbët te duart. Vendosa bërrylat dhe duart e mia te nofullat e tij, në mënyrë që të mos më prekte kokën dhe qafën”.

Të fundit