Flash News

KRYESORE

Beteja vazhdon/ Ilir Meta kthen në Kuvend të tjera ndryshime ligjore të paketës “Anti KÇK”

Beteja vazhdon/ Ilir Meta kthen në Kuvend të tjera ndryshime ligjore

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend të tjera ndryshime ligjore, pjesë e paketës “Anti KÇK”. Bëhet fjalë për ndryshimin në ligjin për ‘Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Ky vendim i Presidentit vjen dy ditë pas dekretit që firmosi ‘live’, gjatë manifestimet të dy marsit, për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në argumentimin që Presidenca bën për ligjin e kthyer sot thotë se ndryshimet ligjore zgjerojnë në “mënyrë antikushtetuese” kompetencat e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, tejkalojnë kërkesat kushtetuese dhe u mungon qartësia.

Sipas Presidentit Meta, ndryshimet ligjore të miratuara nuk kanë marrë në konsideratë hierarkinë e normave juridike, veprim të cilin ai e konsideron të “kryer me qëllimin e qartë të devijimit të Kushtetutës, për sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale për të mbrojtur këta parime”.

Argumentimin e plotë e gjeni këtu

Të fundit