Flash News

KRYESORE

“Beteja vazhdon”, studentët takohen në fakultete për të marshuar sërish drejt Kryeministrisë

Studentët do të vijojnë protestën edhe përgjatë ditës së sotme, duke mos hequr dorë nga kauza e tyre për plotësimin e 9 kërkesave.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale skenarin që do të ndjekin sot. Mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me njëri-tjetrin.

Pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulta, të rinjtë do të stacionohen edhe sot para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, ndërsa janë në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

Të fundit