Flash News

KRYESORE

"Betejë me mullinjtë e erës", Hervin Çuli shpërthen ndaj aktivistëve të TK: Për çfarë gjaku thua mor gomar...

"Betejë me mullinjtë e erës", Hervin Çuli

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka shpërthyer në akuza ndaj artistëve dhe aktivistëve që prej më shumë se dy vitesh kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje live për 'News 24', Çuli teksa i cilësoi ata si një "grup artistësh që veç 3-4 prej tyre, pjesa tjetër s'kanë qenë as spektatorë në teatër", u shpreh se tashmë ka ardhur koha që kjo betejë ' me mullinjtë e erës' të mbyllet dhe t'i hapet rruga ndërtimit të një godine të re.

"Është krejt e kundërta. Një grup artistësh me Robert Ndrenikën në krye kanë marrë këtë iniciativë. Nga kjo histori jemi artistë dhe jemi bërë me turp kur dëgjon ulërimat e një të përçarturi atje... i ka zënë neveria, turpi dhe pastaj të dalin e të përballen me njerëz që iu mungon edukata më e thjeshtë e edukimit.

Duan të bëhen sa më tepër interesant ndoshta kur të ndryshohen kahet politikë, më vjen keq që kjo histori ka kaluar në një përçartje, ka sharje ofendime,

Njerëz që flasin përçart, thonë ‘gjaku me gjak’ , po çfarë gjaku mor gomar, çfarë gjaku. Çfarë lloj manipulimi mund të ketë Robert Ndrenika, por le ta sqarojë AMT, se ata mund t'jua dinë më mirë xhepat këtyre njerëzve. Gënjejnë në mënyrën më të ulët dhe të neveritshme, dhe përpiqen t'jua hedhin të tjerëve", deklaroi Çuli.

Drejtori i Teatrit Kombëtar: Godina e ka humbur funksionalitetin, Europa Nostra e ka parë vetëm nga jashtë

 

Të fundit