Flash News

KRYESORE

Betejë penalltish, Roma-Juve mbyllet me fitoren e bardhezinjve

Betejë penalltish, Roma-Juve mbyllet me fitoren e bardhezinjve

Juventusi është zyrtarisht plus dy pikë nga Interi ndjekës në tabelën e renditjes së Serie A! Skuadra bardhezi sonte fitoi 2-1 ndaj Romës duke e zgjidhur takimin që 10 minutat e para.

Mbrojtësi Demiral shënoi golin e parë që në minutën e tretë, ndërsa Cristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin me penallti 7 minuta më vonë.

Roma u zgjua me vonesë dhe kryesisht në pjesën e dytë. Goli për romanët mungoi në pjesën e parë dhe problemet e tyre u shtuan me dëmtimin e mesfushorit Zaniolo. Ai bëri një super sprint me top në këmbë në mesin e fushës, por përfundoi duke dëmtuar gjurin.

Perotti ngushtoi disavantazhin e Romës me penallti, por ky gol nuk mjaftoi dhe Juventusi u rikthye në Torino me tri pikë të plota. Interit i duhet ende shumë punë për të bërë.

Të fundit