Flash News

KRYESORE

Beti Njuma: Kush është gazetari që më mbështeti në këtë profesion; ka ndikuar dy herë te unë

Beti Njuma: Kush është gazetari që më mbështeti në

Gazetarja Beti Njuman e ftuar në emisionin “Pop Culture” ka treguar se kush ka qenë gazetari i parë që i tha dorën në gazetari.

Ajo foli për takimin e vitit 1997 me Adi Krastën. “Adi Krasta ishte drejtor në radio Koha. Unë i propozova një emision dhe pasi lamë takimin, më tha: “Më binde!” Bëmë një bisedë edhe i pëlqeu fakti që unë kisha zgjedhur një format që ai e kishte bërë disa vite më herët, në vitin ‘93 ose ‘94”,-shprehet Beti.

Më tej, Beti tregoi dhe pyetjen që i kish bërë gazetari. “Më pyeti ‘kush ka qenë atentatori i Papa Vojtilës?’ Unë, fare natyrshëm dhe pa u menduar, i thashë 'Ali Agca'” .

Më tej Beti tregoi se me Adi Krastën ka dhe një lidhje tjetër profesionale. “Dokumentari im i parë që kam bërë për Telesportin. Adi ishte drejtor i Telesportit. Pastaj unë iu përkushtova dokumentarit, u bëra autore dokumentarësh. Kështu që Adi ka ndikuar dy herë tek unë”,u shpreh më tej Beti.

Të fundit