Flash News

KRYESORE

Betimi i Vorpsit në zyrë noterie, reagon Braçe: Funksionon mbi baza ligjore, nuk është parukeri

Betimi i Vorpsit në zyrë noterie, reagon Braçe: Funksionon mbi

I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, lidhur me betimin e noteres Arta Vorpsi, zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se është i drejtë.

Ai përmendi se noteria funksionin mbi bazën e një ligji dhe si e tillë gëzon të drejta të plota ligjore.

“Keni intervistuar kryetaren e dhomës së noterëve, iu referua një procesi ligjor. Noteria funksionion mbi bazën e një ligji dhe në asnjë rast në botë nuk është parukeri. Kushtetutën nuk e zëvendëson dot askush, i katërti nuk bëhet dot i dyti”, tha Braçe.

Dje ka patur një reagim për mediat nga ana e kryetares të Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja Miranda Xhemalçe.

Për News 24 ajo tha noterja se kjo e fundit ka bërë detyrën dhe veprimet e saj janë të ligjshme.

'Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme. Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet', tha Mimoza Sadushi.

Meta ‘kërcënoi’ me shpërndarjen e parlamentit, ironizon Braçe: Kujt i referohet, berberhanes?!

Të fundit