Flash News

KRYESORE

Betimi në Kishë dhe mbi Bibël: Nuk e kemi vrarë ne Aleksandër Ndokën

Betimi në Kishë dhe mbi Bibël: Nuk e kemi vrarë ne

Vrasja e Aleksandër Ndokës, këshilltar i majtë në bashkinë e Lezhës, ngriti menjëherë dyshime se gjithçka mund të kishte ardhur nga konfliktet e mëparshme të familjeve me të cilat kishte patur konflikte fisi Ndoka.

Për këtë arsye menjëherë në portat e tyre trokiten misionarë të pajtimit te gjaqeve, të cilët siç e do tradita e kësaj zone kanë pyetur tre fiset me te cilët Ndokajt kanë patur konflikte, nëse ato kishin gisht në vrasjen e 48 vjeçarit. Por ato jo vetëm që e kanë mohuar por janë shprehur të gatshem që duke u bazuar te Kanuni, së bashku me pjestarë të familjes Ndokaj, përpara tyre të betohen në Kishë dhe mbi Bibël, duke theksuar se ata nuk kanë qëlluar mbi Ndokën, raporton ‘Shkodra News’.

Policia nga ana e saj po heton në disa pista, e dyshimet më të forta i ka tek konfliktet e krijuara për shkak të pozicionit politik dhe shtetëror që ka patur Aleksandër Ndoka, këshilltar bashkiak, jurist dhe së fundmi drejtues i IKMT për veriun.

Të fundit