Flash News

KRYESORE

Betimi te noteri i Arta Vorpsit, reagon PD: Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”

Betimi te noteri i Arta Vorpsit, reagon PD: Rama po zbaton parimin nazist

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aktin e gjyqtares Arta Vorpsi, e cila ka bërë betimin te noteri, duke shmangur presidentin për emërimin si një nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit, Rama ka ndjekur parimin nazist se “çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”, ndërsa shton se ky akt e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

“Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Vorpsi, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore” , shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Të fundit