Flash News

KRYESORE

Betohen 10 deputetë të rinj në Kuvend, gjashtë prej tyre nga listat e PD dhe LSI

Betohen 10 deputetë të rinj në Kuvend, gjashtë prej tyre nga

Sot në Kuvend u betuan dhjetë deputetë të rinj.

Gjashtë prej tyre pranuan mandatin, të dalë nga listat e PD dhe LSI në zgjedhjeve 2017, ndërsa katër të tjerët zëvendësuan vendet vakante të krijuara nga deputetët e PS që lanë mandatin për të kandiduar për kryetarë bashkie më 30 qershor.

Deputetët e rinj që pranuan mandatin:

PD

Halil Valteri PD Tiranë

Selami Jenisheri PD Tiranë

Besnik Troplini PD Tiranë

LSI

Vasil Sterjovski LSI Korçë

Edmond Stojku LSI Tiranë

Suzana Topi LSI Elbasan

Ndërkohë, pas dorëheqjeve të deputetëve të PS, vendet e tyre zihen nga Eljo Hysko që merr mandatin e Rakip Sulit, Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut, Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës dhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit.

Të fundit