Flash News

KRYESORE

Betohen 51 këshilltarë në Vlorë, PD: Si '200 petrita', parada komuniste e bën më të zi trishtimin

Betohen 51 këshilltarë në Vlorë, PD: Si '200

Këtë të mërkurë është konsituuar Këshilli Bashkiak i Vlorës, i përbërë nga 51 antarët të cilët kanë dalë fitues nga zgjedhjet e 30 Qershorit, si dhe i është dorëzuar zyrtarisht detyra si kryetar i bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit.

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj e komenton në Facebook konstituimin e Këshillit Bashkiak në Vlorë.

Meçrapaj shkruan se “51 këshilltarë, veshur e ngjeshur, krenarë, si '200 petrita', u betuan sot”.

Më tej ajo ndalet fakti se ata përbëjnë vetëm 14 përqind të votimeve të  30 qershorit, ndaj sipas ish-deputetes Rilindja nuk ja vlen.

Meçorapaj e quan një betimin e tyre një paradë komuniste të trishtuar.

“51 këshilltarë, veshur e ngjeshur, krenarë, si '200 petrita', u betuan sot si këshilltarë të Bashkisë së Vlorës.

Duke njohur zanafillën e traditës politike vlonjate, mbledhjen në këtë qytet të delegatëve, jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha trojet shqiptare, parada e sotme komuniste e bën edhe më të zi trishtimin.

Kemi shkuar nga delegatët dhe përfaqësuesit e të gjithë trevave, të këshillat bashkiakë që nuk përfaqësojnë as fshatrat e Vlorës, as lagjet e qytetit.

Kemi shkuar nga Ismail Qemali me burrat e trimërisë, besës dhe dijes, te Dritan Leli dhe bashibozukët e e votës së vjedhur.

Kemi shkuar nga flamuri i shqiptarisë dhe Qeveria e Vlorës për të gjithë shqiptarët, te 14 përqindëshi i votimeve të 30 qershorit.

Si thoni, ia vlente Rilindja?!”-shkruan Meçorapaj.

 

Të fundit