Flash News

KRYESORE

Betohen edhe tre deputetë të rinj në Kuvend, numri i ligjvënësve shkon në 102

Betohen edhe tre deputetë të rinj në Kuvend, numri i

Në Kuvendin e Shqipërisë kanë marrë mandatin sot edhe tre deputetë të tjerë Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi. Me anë të betimit, ata e kanë çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 102.

Korab Lita i bashkohet deputetëve të tjerë të rinj, duke zëvendësuar kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin. Lita ishte kandidat në listat e PD për qarkun e Tiranës dhe tashmë ka marrë mandatin e deputetit.

Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi, dy deputetët që kanë qenë pjesë të listave të Partisë Demokratike në qarqet e Korçës dhe Dibrës, janë betuar gjithashtu sot në Kuvend, duke marrë kështu mandatin e deputetit.

 

Të fundit