Flash News

KRYESORE

Betohen në Kuvend dy deputetët e rinj: Do japim kontributin tonë që Shqipëria të mos mbetet edhe 30 vite në tranzicion

Betohen në Kuvend dy deputetët e rinj: Do japim kontributin tonë

Në seancën plenare të ditës së sotme, që zhvillohet paralelisht me protestën e opozitës, janë betuar edhe dy deputetë të rinj të ‘opozitës së re’, duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 98.

Arben Elezi nga PD, Adriatik Alimadhi nga Balli Kombëtar kanë marrë sot në Kuvend mandatet e deputetëve. Alimadhi hyn në Kuvend nga listat e qarkut të Vlorës, ndërsa Elezi është pjesë e listës së demokratëve në Elbasan. Ndërkohë që Ambra Borova, nuk ishte sot prezente në seancë plenare, dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme.

Deputeti Arben Elezi është shprehur se deputetët e rinj do të japin kontributin e tyre që Shqipëria të mos mbetet edhe 30 vite në tranzicion.

Deputetët e rinj:

  1. Ylli Shehu – LSI
  2. Enver Roshi – LSI
  3. Edmond Rrushi – LSI
  4. Aurora Mara – LSI
  5. Elda Hoti – LSI
  6. Erdiola Braha – LSI
  7. Edlira Hyseni – LSI
  8. Ralf Gjoni – LSI
  9. Nimet Musai – LSI
  10. Enada Koçiraj – LSI
  11. Lefter Maliqi – PD
  12. Majlinda Halilaj – PD
  13. Ligoraq Karamelo – PD
  14. Alban Zeneli – PD
  15. Arben Elezi – PD
  16. Adriatik Alimadhi – PD

Ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit:

  1. Ambra Borova

Të fundit