Flash News

KRYESORE

Betohet kryebashkiaku i ri i Prrenjasit, Miranda Rira qëndron në zyrë: Njoh dekretin e presidentit 

Betohet kryebashkiaku i ri i Prrenjasit, Miranda Rira qëndron në

Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Prrenjasit. Ndërkohë ka bërë betimin edhe kryebashkiaku i ri, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorti, Nuri Belba. Rezistenca e kryebashkiakëve të zgjedhur nga radhët e opozitës vijon.

Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira nuk ka pranuar të largohet nga zyra, duke shprehur se 30 qershori është i paligjshëm dhe se ajo njeh dekretin e presidentit për zgjedhjet e reja.

“Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor. Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht. Votimet e 30 qershorit të paligjshme”-u shpreh Rira.

Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari

 

Të fundit