Flash News

KRYESORE

Betohet Rakip Suli si kreu i Bashkisë Kamëz: Falënderoj shokun Balla; Kamza me projekte që s’janë imagjinuar

Betohet Rakip Suli si kreu i Bashkisë Kamëz: Falënderoj shokun

Mes kontestimesh nga ana e opozitës dhe Xhelal Mziut, është betuar Rakip Suli si kreu i ri i bashkisë së Kamzës.

Ceremonia e konstituimit të Këshillit bashkiak dhe kreut të ri të bashkisë është mbajtur në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim  Rugova”.

Pas betimit, Suli mbajti një fjalim, ku premtoi projekte të rëndësishme për zhvillimin e Kamzës.

“Si fillim falënderoj shokun Taulant Balla, pata privilegjin të isha pjesë e skuadrës për 6 vite si deputet. Në mënyrë të veçantë, falënderoj PS dhe kryeministrin Rama , që më dha mundësinë që të jem sot kryetar i bashkisë Kamzës.

Shpreh mirënjohjen  më të madhe për qytetarët ë Kamzës e Paskuqanit, që u penguan, u shantazhuan gjatë votimit. Nga sot na pret një rrugë e gjatë dhe me sfida.

Nga sot privilegjin për të drejtuar cdo qytetar të Kamzës përkthehet në përgjegjësi. Me një skuadër fantastike do tja dalim. Zhvillimi i qytetit është fokusi ynë kryesor. Zotohem për ti shërbyer qytetarëve me cilësi. Projekte do ketë për ndërtimet e parqeve , këndeve që s’janë imagjinuar më parë, një vëmendje do ketë për shtresat në nevojë. Do jem 24 orë në shërbim të qytetarëve”, tha Suli.

Rakip Suli u betua krah kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetit Ervin Bushati, prefektes së Tiranës.

Ai doli fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse opozita nuk mori pjesë.

Të fundit