Flash News

KRYESORE

Foto/ Betonierja humb kontrollin, rrëzohet mbi makinën me 5 persona brenda

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një betoniere ka humbur kontrollin dhe ka zënë poshtë një makinë me 5 persona brenda.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 35-vjeçar, Ulysses Ramos i cili ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa gruaja e tij  Marife së bashku me tre fëmijët e tyre dhe qenin kanë arritur që të shpëtojnë.

35-vjeçari po udhëtonte me makinë 'Honda' në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine së bashku familjen e tij kur një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe iu rrëzua sipër.

Sipas 'Daily Mail' mjaft persona që ishin në vendngjarje u përpoqën t'i ndihmonin dhe qeni ishte i pari që arriti të dalë nga makina dhe më pas dolën Marife dhe tre fëmijët Eulariza, 12 vjeç, ugene, 8 vjeç dhe Enrico, 4 vjeç, të cilët u dërguan në spital pas akidentit.

 

Të fundit