Flash News

KRYESORE

Betonizimi i kanionit të Holtës, Klosi mbron ish-ministrin Gjiknuri: Fajin e ka Saliu

Betonizimi i kanionit të Holtës, Klosi mbron ish-ministrin Gjiknuri:

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka refuzoi të pranojë se ish-ministri Damian Gjiknuri, ka firmosur lejen për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës, duke iu shmangur pyetjes.

Në emisionin ‘Open’, Klosi u mbrojt më shprehjen që dikur përdorej shpesh nga Rama se ‘fajin e ka Saliu’. “Sali Berisha ka thënë që do të ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit. Kanioni sot është pothuajse pa ujë sepse Berisha ka dhënë disa leje në vazhdimësinë e një çmendurie të madhe”, deklaroi Klosi.

Kur u pyet sërish se kush e ka firmosur lejen mjedisore për Holtën, Klosi nuk u përgjigj, por tregoi materiale të deklaratave të vjetra të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi ndërtimet e HEC-eve.

Ndërtimi i hidrocentralit në këtë zonë të mbrojtur është kundërshtuar nga ambientalistes dhe persona të tjerë publik, pasi dëmton faunën dhe florën.

Të fundit