Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Betonizohet një tjetër Monument Natyre, shndërrohet në kanter ndërtimi kanioni pak km larg Tiranës
Kanioni i Holtës, i cili ndodhet në zonën e Gramshit konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë.
I shpallur edhe si Monument Natyre, vitet e fundit frekuentohet masivisht nga vizitorë të shumtë, të cilët i tërheq bukuria e tij dhe ujërat termale.
Megjithatë, duket se as ky atraksion turistik nuk po i shpëton dot betonizimit. Mediat lokale të Gramshit kanë denoncuar me foto se Kanioni i Holtës, ashtu si shumë zona të tjera turistike në vend po shndërrohen në kantierë ndërtimi.
“Ndalohet hyrja për tek kanioni i Holtës. Tashmë kantier ndërtimi. Ta gëzoni!”, shkruan portaligramsh.com.
Kanioni i Holtës është mjaft i preferuar për ngjitje malore, për adhurues të kampingut dhe ndodhet rreth 1.30 minuta larg Tiranës.
Shumë nga agjencitë turistike bëjnë thirrje dhe dërgojnë aty me dhjetëra vizitorë, një nga më të bukurit në Shqipëri.