All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Beu i Surrelit nuk ka asnjë hall…”. Paloka-Ramës: Boll bëre si gaztor se nuk je as në nivelin e Taulant Ballës

“Beu i Surrelit nuk ka asnjë hall…”. Paloka-Ramës:
All - Paragraf - 1

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi të dielën në mbrëmje, pas videos së publikuar nga kryeministri Rama ku shfaqej Basha që thoshte: Unë dhe PD morëm fund! Paloka e quan këtë një video-montazh për të sulmuar opozitën, ndërsa shqiptarët janë në hall për shkak të koronavirusit.

All - Paragraf - 3

“A ka kryeministër normal që të dielën në darkë poston video të montuara për kundërshtarin politik? A ka njerëz që në moshën e Edi RAmës në mbrëmjen e shenjtë të pashjëve merren me video montazhe? A mundet që drejtuesi i një qeverie më të keqe për shtetasit e tij gjen kohën dhe poston video të sajuara?

Padyshim që një njeri normal në moshën e kryeministrit dhe aq më tepër një kryeministër nuk i bën këto as në kohë normale. Po beu i Surrelit nuk ka asnjë hall veç se të kënaqë shijet e veta dhe të oborrtarëve me shaka banale dhe sajesa pa kripë. Nga divani i ngrohtë i shtëpisë mund të qeshësh me videomontazhe, por hallet e shqiptarëve duhen zgjidhur sa më shpejt. Ndaj boll bëre si gaztor se nuk je as në nivelin e Taulant Ballës me këtë lloj humori”, shkruan Paloka.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2389435598021079&set=a.1766340456997266&type=3&theater

Të fundit