Flash News

KRYESORE

Biba ‘certifikon’ votat fiktive: Sistemi i numërimit, i papështatshëm për zgjedhjet e 30 qershorit

Biba ‘certifikon’ votat fiktive: Sistemi i numërimit, i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë në qendër të akuzave për rritjen fiktive të numrit të votuesve. N/kryetari Denar Biba, ka zbuluar se me largimin e drejtorit të IT-së në vitin 2018, vendi i tij nuk është zëvendësuar akoma deri më tani.

Sipas tij, ka qenë pikërisht drejtori i IT-së që ka zbuluar se sistemi që KQZ kishte nuk ishte i vlefshëm për zgjedhjet vendore, por vetëm për të përgjithshmet parlamentare.

“Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend. Që në moment që ai drejtori tha, programi softëare i 2017 nuk është i përshtatshëm për lokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka”, deklaroi Biba.

Të fundit