Flash News

KRYESORE

Biba justifikon mospërputhjen me shifrat në votime: Do ketë sa kohë nuk bëhet elektronikisht

Biba justifikon mospërputhjen me shifrat në votime: Do ketë sa

“Mospërputhja me shifrat e pjesëmarrjes në votime ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa votimi nuk bëhet plotësisht elektronik.”

Kështu është shprehur nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në studion e Provokacijas, duke justifikuar edhe mospërputhjen e shifrave në votime, e cila në këto zgjedhje ishte shumë shqetësuese.

Më tej Biba shton se nëse do të votohej elektronikisht, përllogaritja do të ishte shumë e saktë.

“Aty ku votuesi në momentin që shtyp touch të shkojë menjëherë në një server dhe bashkë me të përllogaritet edhe pjesëmarrja.

Përsa kohë kjo nuk ndodh, por komunikimi është me telefon, detyrën e ka sekretari, sekretari nuk e ka listën, listën e ka kryetari i komisionit të zgjedhësve. Rezultatet janë në faqen e KQZ dhe bashkitë që u kontestuan të gjitha kanë deklarime të rrumbullakosura, kjo tipiksht është rrumbullakim nga sekretari ia jep KAZAZ dhe ne pasqyrojmë atë që na kanë dhënë”- deklaroi Biba.

 

Të fundit