Flash News

KRYESORE

Biba kërcënon kryebashkiakët që njohin vendimin e Metës: Do procedoheni penalisht

Biba kërcënon kryebashkiakët që njohin vendimin e

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba thotë se institucioni po përballet me problematika në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Biba, përfaqësues i Partisë Socialiste, paralajmëron se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzime nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet.

“Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.

Partia Demokratike drejton disa bashki të rëndësishme në vend si ajo e Shkodrës, Kamzës dhe Kukës, ndërsa disa bashki të tjera, si ajo e Çorovodës, drejtohen nga LSI.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e ketyre institucioneve vendore kanë kërkuar që KZQ-ja të largojë KZAZ-të nga mbientet publike dhe të mos afishojë listat në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të fundit