Flash News

KRYESORE

Biberaj: Ka hapësira për negociata PD-PS; hapi i parë largimi i Ramës

Biberaj: Ka hapësira për negociata PD-PS; hapi i parë largimi i

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se mes opozitës dhe mazhorancës ka ende mundësi për negociata, por duhet që kryeministri të hedhë hapin e parë më largimin e tij.

“Gjithmon ka hapësira dhe mundësi për negociata. Opozita do të ishte e gatshme, por mazhoranca, kryeministri duhet të hedhë hapin e parë që të gjendet një zgjidhje që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të shkohet në një proces zgjedhor me një qeveri tranzicioni dhe të fitojë partia më e mirë”, tha ai.

Më tej Biberaj u shpreh se opzoita nuk mund të përcaktojë kryeministrin, sepse atë e përcakton qeveria, por brenda PS-së ka emra që mund të garantonin një process zgjedhor të ndershëm.

“Nuk është detyrë e opozitës që të përcaktojë kryeministrin. Kryeministrin e përfaqëson PS-ja që eshtë e vetmja në qeverisje. Brenda PS-s, ose Rilindjes, një sket i PS-së ka emra të përshtatshëm që do ta drejtonin një qeverisje tranzicioni për të garantuar një proces zgjedhor sipas standardeve”, u shpreh Biberaj.

Të fundit