Flash News

KRYESORE

Biblioteka Kombëtare në Surrel, reagon ashpër aktori shqiptar: Po të isha prokuror do hetoja kryeministrin dhe ministren

Aktori i shumë roleve në kinematografinë shqiptare, Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në “Pop Culture” ku ka folur në lidhje me punë e qeverisë për artin dhe kulturën në vend.

Aktori u shpreh se po të ishte prokuror do të hetonte kryeministrin dhe ministrin, dhe se e quan të padrejtë zhvendosjen e institucioneve më të rëndësishme kulturore në periferi të Tiranës.

“Politikat e rilindjes për artin dhe kulturën janë jo qesharake, por denigruese. Këtë e them me përgjegjësinë më të madhe. Unë nuk kam parë qeveri më antikombëtare, nuk kam parë, anti teater po e po. Qendrën Kombëtare të Kulturës, të fëmijëve e çon te Fresku, Teatrin Kombëtar e çon te liqeni. Bibliotekën Kombëtare do ta çojë në Surrel, e ndërprenë urdhrin se  filluan kamionët e ushtrisë të çonin librat në Surrel, qeveri më antikombëtare unë nuk kam parë. Nëse unë do isha prokuror do i hetoja edhe kryeministrin edhe ministrin.

Nuk mund t’i shtysh në cepat e Tiranës institucionet më të rëndësishme të artit dhe të kulturës së vendit”, u shpreh ai.

 

Të fundit