Flash News

KRYESORE

Biblioteka si Teatri, drejtoresha Asllani: Të ndërtohet një Bibliotekë e re Kombëtare. Bashkia të marrë vendimin

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani në një konferencë para gazetarëve, foli sot për gjendjen e emergjencës pas përmbytjes së katit në nëndheshëm të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës.

Asllani tha se nuk duhet menduar vetëm për një zgjidhje afatshkurtër dhe sipas saj zgjidhja më e mirë është ndërtimi i një Biblioteke të re.

“Zgjidhja afatgjatë do ishte një bibliotekë e re Kombëtare e konceptuar siç duhet dhe e domosdoshme tashmë është themelimi, ndërtimi i Bibliotekës së Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të mendojë për një vendim të rëndësishëm për kulturën”, u shpreh më tej Asllani.

Ndërsa e pyetur për përgjegjegjësinë morale, drejtoresha u shpreh, “Unë ndaj dëshpërimin tim për këtë që ka ndodhur. Ndaj dëshpërmimin tim për fatin dhe situatën e rëndë në të cilën është lënë trashëgimia shqiptare. Kjo krizë është e hershme”.

 

Të fundit