Flash News

KRYESORE

Biden zyrtarisht rivali i Trump për Shtëpinë e Bardhë: Presidenti aktual ka dështuar

Biden zyrtarisht rivali i Trump për Shtëpinë e Bardhë:

Joe Biden është zyrtarisht kandidati demokrat që do të garojë  më 3 nëntor për zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual Donald Trump.

Në fjalim e tij të mbajtur të enjten, Biden, argumentoi se Amerika duhet të zgjedhë shpresën mbi frikën, fakte mbi trillime dhe ndershmëri ndaj privilegjit.

Ai shtoi më tej se presidenti aktual ka dështuar në detyrën e tij për të mbrojtur kombin.

Presidenti ynë aktual ka dështuar në detyrën e tij më themelore ndaj kombit. Ai nuk ka arritur të na mbrojë, ai nuk ka arritur të mbrojë Amerikën," tha Biden. "Ky nuk është një moment partizan. Ky duhet të jetë një moment amerikan”.

Ish nënkryetari tha se Shtetet e Bashkuara janë përballur me një "stuhi të përsosur" të paparë të katër krizave të njëkohësisht: pandemia më e keqe në 100 vjet, kriza më e rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh, thirrja më bindëse për drejtësi racore që nga Era e të Drejtave Civile dhe kriza e klimës.

Ndërkohë shumë folës gjatë gjithë natës treguan histori për jetën e Bidenit dhe karrierën e tij politike duke nxjerrë në pah empatinë dhe vendosmërinë dhe duke nxitur bindjen se Joe Biden është presidenti i duhur.

 

Të fundit