Flash News

KRYESORE

Bie akuza e terrorizmit, Gjykata e Durrësit liron në sallën gjyqit turkun që u kap në port

Bie akuza e terrorizmit, Gjykata e Durrësit liron në sallën

Dy ditë më parë bëri bujë arrestimi i një turku në Portin e Durrësit, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar për terrorizëm, por sot kjo akuzë ka rënë dhe gjithçka u shfry. Gjykata e Durrësit e ka liruar turkun, në sallën e gjyqit, pasi “nuk kishte prova”,  duke mos marrë fare parasysh kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkoi “arrest me burg” për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus. Një gjykatë në Stamboll kishte kërkuar “arrest me burg” dhe një fletë-arresti ndërkombëtar për pjesëmarrje të tij në organizatat kriminale terroriste.

Për momentin nuk ka asnjë sqarim pse u la i lirë turku, por këto vendime janë në vazhdën e gjyqësorit tonë, i cili jo më larg se para një jave liroi në sallën e gjyqit të akuzuarin me 5 ton drogë në Vlorë, se “nuk kishte prova”!

Arrestimi në Durrës, a po i humbet durimi Erdoganit me Edi Ramën? Ministri serb: Tashmë Turqia është me ne

Të fundit