Flash News

KRYESORE

Bie akuza për përdhunim kundër Julian Assange, shefi i Wikileaks mirëpret vendimin

Bie akuza për përdhunim kundër Julian Assange, shefi i Wikileaks

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange përshëndeti vendimin e sotëm nga ballkoni i ambasadës së Ekuatorit në Londër si një fitore e rëndësishme pas pezullimit në Suedi të hetimeve për përdhunim kundrejt tij, pa bërë të ditur nëse do të linte strehën e tij.

“Kjo ditë është një fitore e rëndësishme për mua dhe sistemin e të drejtave të Njeriut të OKB-së”, u shpreh ai ku shfaqet mjaft provokues dhe sfidues, Assange, i strehuar prej gati 5 vitesh në ambasadën e Ekuatorit në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar një esktradimi të mundshëm.

Ai deklaroi se avokatët e tij ishin në bisedime me autoritetet britanike dhe shpresonte një dialog në mënyrën më të mirë për të avancuar me procedurat, duke shtuar se shpresonte një dialog me departamentin amerikan të Drejtësisë, para largimit nga ambasada e Ekuatorit ku ai po jeton që nga 2012.

Nëse bie mandatarresti evropian, policia britanike në fakt parashikon se është e detyruar të arrestojë Julian Assange, nëse del nga ambasada, me motivacionin për shkelje në vitin 2012 të kushteve të lirisë me kusht në Britaninë e Madhe.

Të fundit