Flash News

KRYESORE

Bie Instagrami dhe Facebook, përdoruesit në gjithë botën nuk aksesojnë dot rrjetet sociale

Bie Instagrami dhe Facebook, përdoruesit në gjithë botën nuk

Përdorues në gjithë botën të Facebook dhe Instagram kanë raportuar se kanë pasur probleme të aksesojnë këto dy rrjete sociale, të postojnë a të dërgojnë foto. Ky problem ka gati 3 orë dhe ende nuk është bërë një reagim zyrtar për zgjidhjen e tij.

Disa thanë se kur u përpoqën të postojnë fotot, Instagram shfaq vetëm pamjen dhe jo imazhin, e disa të tjerë nuk kanë mundur as të log-hen në këto rrjete sociale.

Në mënyrë të parashikueshme, shumë përdorues të pakënaqur të Instagram-it iu drejtuan Twitter-it për të çrrënjosur zhgënjimin e tyre përmes hashtagut #instagramdoën, duke e kthyer këtë hashtag në "top trending" në SHBA. Ndërkohë, Twitter pati probleme të veta, lidhur me tiparin e mesazhimit të drejtpërdrejtë.

"Aktualisht kemi disa problem me dërgimin dhe njoftimet DM. Ne jemi duke punuar për ta rregulluar dhe do të vazhdojmë sa më shpejt që të kemi një përditësim për ju," shkroi Twitter.

Ky problem në rrjetet sociale është akoma më serioz për ata që bizneset i kanë të lidhura me to.

Të fundit