Flash News

KRYESORE

Bie motori i avionit në fluturim, “Si përgatiten pasagjerët qetësisht për të vdekur”

Të martën mbi re në Oqeanin Paqësor ka ndodhur një incident me një avion me 373 pasagjërë, ku ka rënë motori i avionit. Pasagjerët e fluturimit nga San Francisko në Honolulu, kanë dëgjuar një zhurmë të madhe e cila është shkaktuar nga rënia e pjesës së jashtme të motorit të avionit.  Fillimisht të gjithë janë tronditur dhe shokuar nga ngjarja. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident në brendësi të avionit dhe as të lënduar.   Udhëtarët e këtij fluturimi madje nuk kanë humbur as sensin e humurit duke bërë video dhe foto  për ti postuar më pas ato në rrjetet sociale. Një nga pasagjerët ka hedhur një video në Instagram dhe shihet qartë qetësia e pasagjerëve dhe ai shkruan “Ja se si mund të duket vdekja e united 777 i mbushur me njerëz të qetë që përgatisin veten”.
Ndërkohë një tjetër pasagjer ka postuar foton e manualit se si duhet të sillen pasagjerët në raste emergjente shkruan “Nuk shoh asnjë gjë rreth kësaj në manual” duke iu referuar motorit të prishur.

Të fundit