Flash News

KRYESORE

“Bie ndesh me Kushtetutën”, Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit për buxhetin e vitit 2019

Me 76 vota kundër dhe 22 pro, deputetët e Kuvendit kanë rrëzuar Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për rishqyrtim të buxhetit të vitit 2019.

Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, te cilet prej ditesh protestojnë, kreu i shtetit ktheu më datë 13 dhjetor ligjin për buxhetin sërish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës erdhi si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

Presidenti i Republikës, vlerësonte se nenet 9 dhe 11 të ligjit nr. 94/2018, nuk ishin në përputhje me parashikimet e Kushtetutës dhe krijojnë një trajtim jo të barabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të biznesit. Për këto arsye, ky ligj duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e këtyre dy neneve, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë.

Të fundit