Flash News

KRYESORE

Bie në greminë punonjësi i HEC-it në Dibër, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Bie në greminë punonjësi i HEC-it në Dibër,

Paraditen e sotme në fshatin Lashkizë, njësia administrative Zall-Dardhë, Dibër, shtetasi me iniciale  A.S, 56 vjeç,  punëtor tek një subjekt HEC-i ka rënë në greminë.

Policia e Dibrës bën me dije se 56-vjeçari është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Të fundit