Flash News

KRYESORE

Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 35-vjeçari nga Kurbini

Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 35-vjeçari nga

Një i ri  ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se ai ishte duke punuar në ambientet e karburantit në Lezhë-Mamurras.

Sipas policise, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V.P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambjentet e një karburanti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit