Flash News

KRYESORE

Bie në renditje SHBA e Britania e Madhe, kjo është pasaporta më e fuqishme e 2019-s

Bie në renditje SHBA e Britania e Madhe, kjo është pasaporta

Dy pasaporta të fuqishme, ajo e Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-së, kanë zbritur në renditje nga viti i kaluar, duke u renditur sipas Henley Passport Index në vendin e gjashtë me të drejtën për të vizituar 185 vende.

Henley Passport Index, për të dhënat bazohet te Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Japonia ka hyrë në 2019-n me pasaportën më të fuqishme në botë. Qytetarët e Japonisë mund të vizitojnë 190 vende të botës pa viza. Pasaportat e Singaporit dhe të Koresë së Jugut janë në vendin e dytë dhe mund të udhëtojnë në 189 vende.

Pasaportat gjermane dhe franceze mbeten në vendin e tretë duke udhëtuar në 188 vende. Në vendin e katërt, janë pasaportat e Danimarkës, Finlandës, Italisë dhe Suedisë në 187 vende, pasuar nga Luksemburgu dhe Spanja në 186 vende.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA ndajnë vendin e gjashtë me pasaportat austriake, holandeze, norvegjeze, portugeze dhe zvicerane.

Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 50, ku shqiptarët mund të udhëtojnë në 115 vende.

Të fundit