Flash News

KRYESORE

Bie nga 10 m lartësi në afërsi të Velierës, plagoset turistja polake në Durrës

Bie nga 10 m lartësi në afërsi të Velierës, plagoset

Një turiste është plagosur, si shkak i një aksidenti në afërsi të Velierës në Durrës.

Sipas të dhënave nga policia, 23-vjeçarja me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash. Për pasojë, është dëmtuar në gjymtyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.08.2019, në mbrëmje aksidentalisht është rrëzuar në afërsi të Velierës, shtetësia polake S.M., 23 vjeçe. Ajo është dëmtuar në këmbë dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit