Flash News

KRYESORE

Bie nga 12 metra lartësi, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Bie nga 12 metra lartësi, humb jetën punëtori shqiptar në

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në San Giuliano. Mediat italiane shkruajnë se një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ra nga çatia e një depoje industriale në Via Bolsena, teksa po kryente punime në çati.

Punimet po kryheshin në një lartësi prej 12 metrash.

Për pasojë, shqiptari ka humbur jetën, edhe pse shërbimi mjekësor i erdhi në ndihmë menjëherë.

Autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen, ndonëse në media është raportuar si aksident.

Të fundit