Flash News

KRYESORE

Bie nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën gruaja në Durrës

Bie nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën gruaja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në qytetin e Durrësit, ku një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 7-të i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen 5 të qytetit dhe mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet nëse viktima  është hedhur apo është rrëzuar aksidentalisht.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit