Flash News

KRYESORE

Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Itali

Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën gjatë një aksidenti në punë në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8.30 në Via Nino Bixio, një zonë banimi në qytetin e Valle Olona.

Sipas mediave italiane, shqiptari rreth 48 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, ka rënë aksidentalisht nga skela e një banese në ndërtim, një lartësi prej rreth tre metrash.

Viktima jetonte bashkë me gruan dhe fëmijët prej vitesh në Busto Arsizio .

Të fundit