Flash News

KRYESORE

Bie sistemi kompjuterik i rinovimit të lejeve në Greqi, emigrantët në pritje prej tri javësh

Bie sistemi kompjuterik i rinovimit të lejeve në Greqi,

Sistemi kompjuterik që merret me rinovimin e lejeve të emigrantëve në Greqi, që prej tri javësh ka dalë jashtë përdorimit dhe defekti akoma nuk po riparohet.

Vetë drejtuesit e shërbimit të emigrantëve kanë denoncuar publikisht këtë situatë, duke e cilësuar si paprecedent në një vend të organizuar europian.

Emigrantët, shumica e të cilëve shqiptarë, nuk po munden të rinovojnë lejet e tyre që kanë skaduar, apo të marrin lejet e reja biometrike, sipas procedurës që parashikon ligji.

Pa lejen e vlefshme të qëndrimit, emigrantë nuk mund të kryejnë asnjë veprim me administratën greke, nuk mund të udhëtojnë, madje as të punonjë normalisht.

Në portalin Tribuna-News është publikuar edhe një letër e drejtorit të emigracionit për Athinën, Ilias Chronopoulos, ku shkruhet : “Emigrantët, nuk kanë asnjë borxh që të bëhen të paligjshëm, me përgjegjësi të të tjerëve. Të humbasin punët e tyre dhe siguracionin e tyre”.

Gjithashtu ai kërkon nga ministria e emigracionit të japë një shtesë afati gjashtëmujore për gjithë lejet e qëndrimit që kanë skaduar deri më 31 janar 2018.

Të njëjtën kërkesë ka paraqitur edhe organizata e emigrantëve Arogji-Përkrahja, si edhe partia opozitare PASOK, e cila ka reaguar ndaj situatës.

Shërbimet e emigracionit në rrethe kanë nxjerrë njoftime, ku bëjnë me dije se gjithë aplikimet e emigrantëve që ishin mbyllur për muajin janar, janë zhvendosur për në mars të këtij viti e ndoshta edhe më vonë.

 Ora News ka bërë me dije se ka komunikuar me drejtorin e drejtorisë së Athinës, Ilias Chronopulos, për të mësuar diçka më shumë, por e vetmja gjë që mund të thoshte zyrtari grek ishte se defekti nuk ishte riparuar ende dhe as që dihet se kur do të bëhet kjo.

Të fundit