Flash News

KRYESORE

Bien në kontakt me rrymën elektrike, plagosen tre punonjës të OSHEE-së

Bien në kontakt me rrymën elektrike, plagosen tre punonjës

Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar një sërë defektesh në rrjetin elektrik. Në përpjekje për të rregulluar defektin, tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike duke u shkaktuar atyre probleme shëndetësore.

Tre punonjësit janë plagosur në nënstacionin “Shkodra 1”, mësohet se shaka i plagosjes së tyre ka qenë shpërthimi i automjetit ku ata po kryenin ndërhyrje. Të plagosurit, Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës për mjekime më të specializuara.

Më herët në qytetin e Fierit, një elektricist  ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në përpjekje për të rregulluar problemin me linjën.

 

Të fundit