Flash News

KRYESORE

Bien në kraterin e vullkanit, vdesin tre anëtarë të një familje në Itali

Tre anëtarë të një familje në Itali kanë humbur jetën pasi janë rrëzuar në kraterin e një vullkani në zonën e Napolit. Viktimat janë babai 45 vjeç, nëna 42 vjeçe dhe fëmija 11 vjeç, ndërsa një djal 7 vjeçar ka shpëtuar.

Dyshimet e para janë se 11 vjeçari ka kaluar zonën e sigurisë dhe është rrëzuar në krater, ndërkohë prindërit kanë tentuar ta shpëtojnë por pa sukses. Familja ishte nga Torino dhe ndodhej për pushime në Napoli.

Të fundit