Flash News

KRYESORE

Bien socialistët në Slloveni, fituese shpallet partia kundër refugjatëve

Në Europën Qendrore po ndërtohet një ‘gardh’ me Qeveri që janë kundër pranimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme. Në zgjedhjet e fundit në Slloveni fituese është shpallur partia konservatore “SDS”, e ish-kryeministrit, Janez Jansa.

“SDS” është një parti që ka shtuar retorikën kundër refugjatëve që hyjnë në Evropë dhe Qeveria e re pritet të jetë në këtë çështje aleate e Hungarisë dhe Sllovakisë, shtete që kundërshtojnë prej vitesh vendimet e Brukselit për pranimin e një numri të caktuar refugjatësh që ndodhen në kampet e Gjermanisë apo Italisë.

Gjatë dhënies së votës në Ljubljana të dielën, kryetari Jansa u shpreh se, “besoj se do të bëhet hapi i parë, që ta bëjmë Slloveninë një vend, ku slloveni, siguria e tij dhe mirëqenia e tij dalin në plan të parë."

“SDS” fitoi 24.4% të votave, në vend të dytë u rendit partia anti-sistem e komedianit, Mark Sarec me 12,6% të votave, ndërsa socialistët e Miro Cerar dolën në vend të tretë me 9,8%.

Menjëherë pas fitores, në mediat e Gjermanisë Janez Jansa po konsiderohet si liderqë drejtohet nga Viktor Obran, kryeministr i Hungarisë.

Edhe Shqipëria do ndërtojë mur në kufirin me Greqinë? Përgjigjet kryeministri Rama

Të fundit