Flash News

KRYESORE

Bienalja muzikore në Durrës, sot konkursi i emrave të rinj

Bienalja muzikore në Durrës, sot konkursi i emrave të rinj

Ditën e djeshme ka ngritur siparin edicioni i 8 i Bienales muzikore në qytetin e Durrësit. Bienalja me “Netët e Muzikës Klasike” e ka zanafillën në vitin 2003 në qytetin bregdetar , ku në një formë krejt të natyrshme, që lindi në kohën dhe vendin e duhur. Prandaj dhe ky edicion në natën e parë të tij ka startuar me një homazh muzikor kushtuar Vaso Papës, ish mësues i shkollës së muzikës Jan Kukuzeli. Ishte orkestra rinore e qytetit bregdetar nën drejtimin e Florian Vlashit, e cila mbrëmjen e djeshme performoi pjesë të zgjedhura nga Dinastia Bah.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme,  Bienalja do të jetë e dedikuar për emrat e rinj të muzikës klasike, të cilët janë pjesë e shkollës së Jan Kukzeli. Gjatë mbremjes së sotshme do të zhvillohet dhe konkursi për talentet e rinj. Ky edicion ka përmbledhur më së miri natën e muzikës baroke, klasike, romantike, moderne, shqiptare, konkursi “Yjet e Rinj” dhe Carte Blanche.

Të fundit