Flash News

KRYESORE

Big-ët vuajnë në Europa League, Arsenali dhe Roma fitojnë me nga një gol

Big-ët vuajnë në Europa League, Arsenali dhe Roma fitojnë me

Arsenali sonte vuajti për të fituar minimalisht 1-0 ndaj Olympiacos-it në Greqi. Ndeshja kryesisht foli për grekët, por ishin londinezët ata të cilët u treguan më efikasë duke gjetur golin në minutat e fundit të takimit.

Olympiacos bëri presion gjatë gjithë kohës dhe vuri në goxha vështirësi miqtë, por Alexandre Lacazette u tregua i ftohtë në fund duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Roma - Ndeshjen e parë në ndeshjen Roma-Gent e fituan verdhekuqtë me vështirësi me rezultatin 1-0. Italianët kaluan me sukses provën e parë mes vuajtjesh. Perez me asist nga Dzeko arriti t'i japë fitoren ekipit kryeqytetas, i cili ende nuk e ka siguruar kualifikimin.

Të fundit