Flash News

KRYESORE

‘Bilanc lufte’, 116 persona humbën jetën nga aksidentet rrugore në shtatë muajt e fundit, Tirana mban rekordin

Aksidentet rrugore vazhdojnë të jenë një fenomen shqetëues, të cilat vazhdojnë të marrin jetë njerëzit e të përgjakin akset shqiptare.

Ndonëse në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të ndjeshme sa i përket numrit të viktimave, sërish shifra është e lartë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti deri tani janë shënuar 116 viktima nga aksidentet rrugore. Ndërkohë që e njëjta periudhë e vitit të shkuar kapi shifrën e 166 persona të vdekur nga aksidentet automobilistike.

Ajo që bie në sy është fakti se qyteti që mban rekord aksidentesh është Tirana. Këtë vit, gjatë periudhës 7 mujore janë regjistruar 26 persona të vdekur, më shumë se një vit më parë, pra 18 persona siç tregohet edhe në tabelën përkatëse.

Të fundit