Flash News

KRYESORE

Bilanc lufte në vend, 8 ura të rrëzuara mbi 5 mijë banorë të izoluar.

Bilanc lufte në vend, 8 ura të rrëzuara mbi 5 mijë

Moti i keq që ka përfshirë prej disa ditësh vendin ka shkaktuar dëme të shumta. Sipas raportimeve janë një sërë aksesh rrugore, kryesisht rurale, që nuk janë funksionale ndërsa janë me mijëra banorë të izoluar.

Nga të dhënat, rezultojnë se janë rrëzuar 8 ura në të gjithë vendin dhe për pasojë kanë mbetur të izoluar afro 5 mijë banorë.

Në Dropullin e Sipërm, janë rrëzuar tre ura duke bërë që afro 2 mijë banorë të jenë të izoluar. Në bashkinë Delvinë, rrëzimi i urës ka bërë që afro 350 familje në fshatin Vanë të bllokohen pa pasur mundësi lëvizjeje.

Mëngjesin e sotëm, ujërat e lumit Vjosë dëmtuan urën që lidh fshatin Darëzezë me qytetin e Fierit duke bërë që 2 mijë banorë të kësaj zone të izolohen. Po kështu edhe në zonën e Shijakut si pasojë e shembjes së tre urave banorët e tre fshatrave janë të bllokuar.

Ndërkohë në zonën e Dukagjinit dhe Thethit si pasojë e rreshjeve të borës të rënda gjatë mbrëmjes së të shtunës është bërë e pakalueshme për mjetet rruga dhe për pasojë janë izlouar 300 banorë.

Ndërkohë në këto zona, raportet se prej ditësh ka mungesë të energjisë elektrike.

Të fundit