Flash News

KRYESORE

Bilanc lufte nga aksidentet në Shqipëri, vetëm brenda një javë kanë vdekur 9 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë

Bilanc lufte nga aksidentet në Shqipëri, vetëm brenda një

2018 nisi në mënyrën më të keqe sa i përket aksidenteve rrugore dhe duket se ky trend tragjik nuk do të ndalet. Në muajin janar aksidentet u rritën me 12.6% krahasuar me një vit më parë, me 13 persona që humbën jetën.

Por muaj shkurt po rezulton akoma edhe më tragjik, me aksidente që kanë tronditur të gjithë vendin.

Vetëm brenda kësaj jave, 17 shkurt-24 shkurt, 9 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti më tragjik ishte ai i Velipojës, ku përplasja e dy makinave shuajti familjen e Edmond Prekës dhe la të plagosur tre persona, midis tyre gruan e familjes Preka.

Ndërkohë që sot, një automjet ka aksidentuar tre pjesëtarë të një familje në Malin e Robit, duke i marrë jetën vjehrrit dhe nuses dhe ka plagosur rëndë fëmijën 8 vjeç.

Në mes javë, një vajzë 23 vjeç dhe shoferi i taksisë gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidente të tjera janë regjistruar në Vlorë, Milot, Kavajë dhe Tiranë.

Ndërron jetë biznesmeni i njohur, u aksidentua pak ditë më parë në kryeqytet

Të fundit