Flash News

KRYESORE

Bilanc i rëndë mes dy vendeve, Shqipëri-Itali, u sekuestrohen 28 ton drogë brenda 9 muajsh

Bilanc i rëndë mes dy vendeve, Shqipëri-Itali, u sekuestrohen 28

Një bilanc i tmerrshëm droge është sekuestruar në 9 muaj në brigjet italiane, jo pak po 28 ton drogë, pa llogaritur pjesën tjetër që i ka shpëtuar polcisë dhe karabinierisë italiane apo që është hedhur në det.

Nga janari i 2017 e deri më sot në rajonin e Puglias janë sekuestruar rreth 28 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit kundrejt 22 tonë marijuanë të sekuestruar përgjatë gjithë vitit 2016.

Shifrat u bënë me dije gjatë konferencës së sotme për shtyp nga Policia Financiare italiane.

Operacionet më të rëndësishme më 2017 janë ekzekutuar në provincën e Foxhias, ku gjatë orëve të fundit u sekuestruan rreth 4 tonë marijuanë e u arrestuan 3 skafistë shqiptarë.

 Deri tani janë arrestuar 35 skafistë dhe 20 bashkëpunëtor të grupeve kriminale.

Sekuestrimet me te bujshme

Disa nga sekuestrimet më të bujshme të drogës së trafikuar përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë, në ujërat e provinëcës së Foxhas janëë

– 13 mars 2017. Roja bregdtare e Financa italiane sekuestron në ujërat e Garganos një gomone me 814,60 kg marijuanë e arreston 2 skafistë shqiptarë.

– 1 prill 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në ujërat e Garganos gomonen me 591 kg mariajunë dhe arreston 2 skafistë shqiptarë.

– 15 maj 2017 Policia Financiare sekuestron në ujërat e Garganos gomonen me 1710 kg marijuanë dhe arreston 2 skafistë shqiptarë.

– 17 maj 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në brigjet e plazhit San Menaio – Valle Calenella, në territorin e Garganos, një goomone të braktisur dhe 2204 kg marijuanë.

– 3 gusht 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në gjirin e Vieste, gomonen me 2262 kg marijuanë e arreston 2 skafistë shqiptarë.

– 6 shtator 2017 në ujërat e Garganos policia Finaniare italiane sekuestron 3992 kg marijuanë dhe arreston 3 skafistë shqiptar

 

Të fundit